Abuzimet me sasinë e karburantit, 5 subjekte me probleme, 1 i mbyllur
Qytetarët paguajnë për karburantin aq është vendosur çmimi i në tabelën elektronike, që prej kohësh nuk tregon ulje, por në sasi marrin më pak se ajo që paguajë.Drejtoria e metrologjisë ka vijuar me inspektimet në pika të ndryshme karburanti me qëllim shmangien e abuzimit me peshën. Bilianci nuk është pozitiv deri më tani nga kontrollet e kryera, janë inspektuar 30 pika karburanti, ku problem mbeten ato pika dytësore të karburantëve. Drejtori i metrogjisë për Tiranën Sami Gjeta se nga inspektimet janë konstatuar 5 kundravajtës por vetëm një subjekti i është hequr licensa.Po si procedohet me matjen e sasisë së karburantëve? Ku duhet të tregohen të kujdeshëm drejtuesit e automejtëve? Frrok Coku, njëri prej ekspertëve tregon teknikisht mënyrën se si kontrollohen pikat e karburantëve.Vëzhgimi u bë në një nga pikat e karburant “Kastrati” në Kombinat, ku ekspertët nuk kanë konstatuar probleme apo abuzime me sasin e benzinës, naftës e gazit. Drejtori Gjeta thotë se inspektimet do të vazhdojnë edhe në muajit në vijim, duke i paralajmëruar subjektet të mos abuzojnë me sasinë e karburantit në të kundërt do të ketë gjoba dhe mbyllje të subjektet.