Tre zjarre në Tiranë, vatrat të shkaktuara nga pakujdesia

Tre vatra zjarri janë shënuar në Tiranë në harkun e pak orëve.Vatra e parë e zjarrit u shënua në zonën e Bathores, ku flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre. Flakët e zjarrit u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar edhe disa banesa në zonën aty pranë. Flakët u vunën nën kontroll falë ndërhyrjes së zjarrfikësave dhe banorëve të zonës. Nga të dhënat e para shkak për zjarrin mund të jetë bërë pakujdesia.Vetëm disa minuta më vonë, një tjetër vatër zjarri u shënua pranë vendgrumbullimit të plehrave në Kamëz. Zjarri përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme duke vënë në lëvizje për shuarjen zjarrfikës nga Tirana dhe Fushë Kruja. Ndërkohë shtëllungat e tymit mbuluan një sipërfaqe të konsiderueshme duke krijuar vështirësi edhe në punën e zjarrfikësve.Ndërsa vatra e tretë e zjarrit u shënua brenda territorit të qytetit të Tiranës, kur flakët përfshinë tregun e rrobave të përdorura.Flakët përfshinë tezgat e komunitetit rom që kryesisht tregton rroba të përdorura në këtë zonë.Sikurse në dy rastet e para, edhe këtu u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri që përfshiu tregun e rrobave të përdorura mund të ketë qenë i qëllimshëm.