Ministri Bumçi pret Ambasadorin e Maqedonisë Vele Trpevski

Ministri i Jashtwm, Aldo Bumçi, sot priti në një takim kortezie ambasadorin e Maqedonisë në Shqipëri, Vele Trpevski, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.Ministri Bumçi e falenderoi ambasadorin Trpevski për kontributin e dhënë gjatë ushtrimit të detyrës së tij në drejtin të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, duke shprehur bindjen se ato do të intensifikohen në të ardhmen.Bumçi vuri në pah se politika e jashtme e Shqipërisë ka mbështetur sovranitetin,  integritetin e stabilitetin e Maqedonisë, si dhe evidentoi rëndësinë e avancimit të të drejtave të shqiptarëve përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Ai vlerësoi se zgjidhja e kontestit, rreth emrit të vendit, do të bëjë të mundur realizimin e aspiratës për anëtarësimin në NATO dhe BE.Ambasadori Trpevski, fillimisht uroi Ministrin Bumçi për klimën e mirë të bashkëpunimit dhe vlerësoi nivelin e marrëdhënieve mes të dy vendeve tona si shumë të mirë. Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi dypalësh do të thellohet më tej, për avancimin e projekteve e përbashkëta në infrastrukturë dhe energji, duke përshpejtuar proceset integruese në familjen evropiane.