Vrasja e Valbona Canit, fqinjët: S`kishin probleme xhelozie, ishin të varfër

2 fëmijë të mbetur jetim nga vrasja e Alketa Canit. Ky është rezultati i krimit të ndodhur në familje pasditen e të Hënës në kryeqytet.Pavarësisht pistave paraprake të ngritura nga organet e hetimit se vrasja kishte ndodhur për shkaqe xhelozie, të afërm dhe komshinj të viktimës pohojnë se mes çiftit Cani nuk është shfaqur asnjëherë ky fenomen. Familjarët shprehen jashtë kameras se bashkëshortët Cani ndodheshin në një gjendje të vështirë ekonomike dhe e gjithë ngjarja ka qënë një grindje e çastit burrë e grua.Shtëpia e papërfunduar dhe vështirësitë në përballimin e jetesës si dhe një konflikt i çastit, kanë bërë që Ilirjani të kryejë aktin makabër. Gjithashtu familjarët pohojnë se Ilirjan Cani pinte shpesh alkol, por nuk ka shafqur asnjëherë shenja agresiviteti. Çifti Cani nga martesa e tyre kishin dy djem, 3 dhe 13 vjeç.Ceremonia mortore e 35-vjeçares Alketa Cani është bërë nga familja e saj në rrugën “Myslim Keta” në Tiranë, pasi nuk ka lejuar që homazhet të kryhen nga familjarët e bashkëshortit. Ndërsa gjendja e autorit të ngjarjes, Ilirjan Cani, në Spitalin Ushtarak vazhdon të jetë jo e qëndrueshme dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët.Ndërsa po ti shtosh dy vrasjet e grave ditën e Shtunë në rrugën “Tefta Tashko” në Tiranë dhe një tjetër ditën e Hënë në Fushë Mamurras, bilanci është me të vërtetë tragjik. 7 fëmijë kanë mbetur jetim dhe një dhunë e papreçendtë ndaj gruas, pavarësisht ashpërsimit të dënimeve me ndryshimet e bëra në kodin penal.