Elbasan, helmohen 35 persona nga ushqimi, 6 prej tyre në gjendje më të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2013, 15:04
35 persona mbetën të helmuar pas një drake festive mes kolegësh. Sipas të dhënave të para mësohet se personat janë helmuar, ndërsa kanë qenë duke festuar në një nga lokalet e zonës daljen në pension të një koleges të tyre mjeke.Mësohet se 6 prej personave të helmuar janë në gjendje më të rëndë dhe ndodhen në urgjencën e spitalit të Elbasanit.Personat pas drekës kanë ndjerë shqetësime serioze dhe janëdërguar në spitalet rajonale me ndërlikime serioze.Dyshohet se helmimi ka ardhur si pasojë e konsumit të ushqimit në lokalin ku po festonin.Policia ka nisur hetimet dhe pritet të ekzaminohen kampione të pijeve alkoolike dhe të ushqimit.