Dashamir Shehi: Rikthimi i FMN, avantazhe dhe disavantazhe për vendin
Duhet që të rikthehen marrëdhëniet me Fondin Monetar Ndërkombëtar apo jo? Kjo është çështja që më së fundi ka ndezur debatet në vend. I ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News kreu i LZHK Dashamir Shehi tha se me rëndësi është përqasja se si qeveria e re do të ndërtojë marrëveshjen me FMN, por theksoi ai, prezenca e këtij institucioni të rëndësishëm ndërkombëtar do të ketë avantazhet dhe disavantazhet e veta, duke e konkretizuar me argument edhe shembuj konkretë.“Kjo do varet nga shumë faktorë, prezenca e FMN bën një lloj auditi, është xhandarri. Nuk është kthim mbrapa, por ideja se do vijë FMN dhe do vërë rregull me financat e Shqipërisë është e gabuar. Po marr elementin e borxhit, e kemi fiksuar se duhet të jetë 63% e xhidipisë, unë mendoj që ky limit duhet tejkaluar. Ardhja e FMN ka avantazh se do vëjë rregull, ka kredi nga BB. Pastaj varet se cfarë marrëveshje do të bëhet me FMN. Kjo është e gjitha një gjë për tu negociuar dhe mbi të cilën nuk duhen ngritur pritshmëri të tjera eknomike. Shpesh herë ajo bën keq, se u shkurton duart qeverive për të bërë opoeracione me financat e shtetit të tyre, si buxhetin e një viti, etj” tha ai.Nëse qeveria e re cila pritet të vij në pushtet në shtator pranon rikthimin e marrëdhënieve me FMN atëherë disa prej premtimeve për ulje taksash pritet që të mos mbahen pasi ky institucion ka sygjeruar rritje taksash. Ndërkohë që aktualisht FMN ka një rol këshillues për Shqipërinë.Duke mbetur tek rrotacioni i pushtetit, Shehu është kundër zgjatjes së procesit të tranzitit që sipas tij krijon turbullira dhe konfuzion edhe per popullin.“Kjo është një periudhë pak e paqartë për Shqipërinë, unë do të isha për një rrotacion më të shpejtë por ata që bënë Kushtetutën nuk e menduan dhe shumë mirë. Ne nuk jemi Republike Presidenciale, nuk kemi pse presim. Sesi po bëhet kjo punë, qoftë nga ata që po pregatiten të dorëzojnë pushtetin ashtu edhe nga ata që do ta marrin, nga shtatori dhe mbrapa do vihen re me daljen e difekteve” u shpreh Shehi.I konfirmuar tashmë deputet në listat e PD, Shehi është optimist se e djathta edhe në mungesë të numrave do të bëjë opozitë të fortë, pasi sipas tij për herë të parë shkon në parlament me një grup parlamentar shumë politolik.“Nga ana numerike është e vështirë bërja e opozitës, pasi shanset për tu imponuar nuk i ka. Por ka një shans tjetër se ka një grup parlamentar shumë politolik, ka fituar maja. Nga ana kualitative gjykoj se do të jemi në gjendje të bëjmë një opozitë shumë të mirë. Qeverisja dhe pushteti ka ileralitet shumë të madh. Një nga difektet që edhe ka humbur PD, është kjo që e shtyu në maksimum pragmatizmin politik që me Xhuvelin, marrjen e votave socialiste për Topin, koalicioni me Metën dhe përfundoi me vënien në lista të tre socialistëve. Ky lloj sporti që u bë kombëtar duhet të marrë fund, por nuk më shqetëson se kjo opozitë shansin nuk e ka më tek numrat. Kush ka ndërmend të ikë nga krahu tjetër, bën mirë ta bëjë që tani në mënyrë të që dihen se kush është në opozitë dhe kush në pozitë” tha më tej kreu i LZHK-së.Po si i sheh zoti Shehi zhvillimet e fundit brenda PD, në mënyrë të veçantë garën Basha-Olldashi për drejtimin e kësaj partie?“Gjykoj që gjithë ky proçes, kjo lloj fushate brenda PD ka pas disa efekte përmirësuese për jetën e brendshme të PD. Për herë të parë po bëhet garë serioze brenda PD. E dyta është gjetur një formulë, një anëtar një vote, shumë e mirë. Surpriza të mëdha nuk ka, se dy kandidatura ka. Edhe përmes kësaj formule mund të ketë vend për abuzime, s’dihet sesi do menaxhohet votimi, por thelbi është pozitiv dhe personazhet janë reale. Lidhur me platformat nuk kam dëgjuar shumë.Platforma bazë është se ne do shkojmë të bëjmë rezistencë ndaj zotit Rama. Rezultati mes Bashës dhe Olldashit është aty aty.Basha duke qenë kryetar Bashkie do jetë edhe për dy vite të tjera aty dhe varet nga puna e tij beteja e parë që do ketë PD për zgjedhjet lokale. Basha rritet disi i privilegjuar, ndërsa Olldashi ka pjesën e parlamentit. Zgjedhje të tjera dhe zgjidhje të tjera brenda PD nuk ka, Berisha me largimin e tij ka bërë një sjellje shumë të zgjuar dhe për më tepër marrja e përgjegjësive të humbjes prej tij ishte zgjidhje edhe më e zgjuar. Përshpejtimi i procesit të zgjedhjeve brenda PD ishte një gjë e mirë, cdo zvarritje mund të shkaktonte krisje brenda saj”.