Skandali i varreve në Boboshticë, apelohet vendimi për kreun e OMONIA-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2013, 14:15
Rikthehet sërish çështja e dhunimit të varreve në Boboshticë. Prokuroria e Korçës ka apeluar sot vendimin e dhënë më 27 maj 2013 nga Gjykata e Apelit për kreun e OMONIA-s në Korçë, Naum Disho, i cili u shpall i pafajshëm për akuzën e dhunimit të varreve.Sipas prokurorisë së Korçës, nuk është bërë shqyrtimi i plotë i provave, ndërsa nuk janë zbatuar vendimet e Gjykatës së Lartë.Më herërt Gjykata e Apelit ka rrëzuar akuzën për dhunim varresh dhe ndërtim ilegal të një memoriali kushtuar ushtarëve grekë, duke i shpallur të pafajshëm kreun e OMONIA-s në Korçë, Naum Disho, si dhe 2 punëtorët Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe.