Burgaj me krerët e policisë së veriut: Situata e patolerueshme, do ketë ndëshkime

Nga Lezha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka paralajmëruar policinë për situatën e rendit dhe sigurisë publike ditët e fundit, jo vetëm në këtë qark. Numri një i policisë e ka konsideruar si të mefshët në punën e saj policinë, ku paralajmëron se do të ketë masa ndëshkimore ndaj uniformave blu. Sipas Burgajt është e papranueshme që tranzicioni i pushtetit të ndikojë në punën e policisë.Burgaj i bëri deklaratat e tij nga Lezha, ku kishte mbledhur drejtuesit e policisë së këtij qarku dhe atij të Shkodrës, ku ngjarja e Pukës ku u plagosën 5 anëtarë të një familje dhe grabitja e një familje nga Ulqini në “Rrugën e Kombit”, nuk kaluan pa u vënë re nga drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit.Burgaj garantoi se nuk do të tolerojë asnjë efektiv, i cili do të nuk do të kryejë detyrën sidomos gjatë sezonit turistik.