Korçë, zhduken tre minorene. Familjarët denoncuan rastin, policia nis kërkimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2013, 22:35
Tre vajza të mitura janë deklaruar të humbura në qytetin e Korçës. Vajzat të moshës, 10 deri në 13 vjeçe, nga familje të ndryshme janë "zhdukur" që prej paradites së sotme. Familjarët e tyre, të shqetësuar për mungesën për një kohë të gjatë i janë drejtuar policisë për ndihmë dhe kanë bërë denoncim për zhdukjen e tre minoreve.Identitetet e vajzave nuk jepen të plota për shkak të moshës, po bëhen të ditura vetëm inicialet B.D, K. Z dhe Xh.H. Ato ishin shoqe dhe të gjitha banonin në lagjen e “ Francezëve” në qytetin e Korcës. Rrethanat e zhdukjes së tre vajzave minorene janë ende të paqarta, ndërsa policia lokale thotë se po hetohet në disa pista për të zbardhur të vërtetën dhe për të rikthyer në shtëpi tre minorenet.