Lefter Koka takon Ramën: Unë ministër! Do ta diskutoj me strukturat e LSI-së
Vijojnë takimet intensive mes drejtuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë Edi Rama.Një ditë pas takimit mes dy lidërve të së majtës Edi Rama dhe Ilir Meta, selinë rozë sot e vizitoi edhe deputeti i LSI-së Lefter Koka.Në një prononcim për mediat pas takimit, Koka u shpreh se me Ramën nuk ka folur për postet ministrore por për situatën paszgjedhore në vend.I pyetur nga mediat nëse do të ishte i gatshëm të linte mandatin e deputetit për një post ministror Koka theksoi se do të prononcohet për këtë pasi ta diskutojë me strukturat e LSI-së.“Ka qënë thjesht një takim miqësor, me Ramën kam njohje të hershme, kemi qënë që në 2003 ish kryetar të bashkish, të qytetit të Durrësit dhe Tiranës. Shkëmbyen disa mendime për ecurinë e zgjedhjeve që sapo kanë përfunduar. Me sa jam njohur unë grupi i punës po punon për ndërtimin e strukturës së re qeverisëse. Besoj se këto do të jenë diskutime të mëpasshme. Do ta diskutoj tek LSI-ja dhe do t`ju jap përgjigje në ditët në vijim” u shpreh Koka.