Përgjaket e shtuna, 2 viktima dhe 5 të plagosur nga dy aksidente në Kavajë e Korçë
Aksidentet kanë përgjakur rrugët ne vend ku si pasoje jane shenuar 2 viktima dhe 5 te plagosur vetem pasditen e se shtunes ne Kavaje dhe Korce.Një furgon pasagjerësh eshte përplasur me 2 automjete, një mjet tip Volkswagen dhe një fuoristradë, në hyrje të Kavajës duke shkaktuar vdekjen e shtetases Dave Xhaferri 52-vjeçe, nderkohe qe mesohet se jane plagosur 5 persona te tjere te cilet jane transportuar per ne spital.Policia ka shkuar menjehere në vendin e ngjarjes, ku ka nisur punën për zbardhjen e plote te aksidentit, ndersa ka bllokuar qarkullimin e automjeteve për shkak të aksidentit.Behet me dije se shperthimi i gomes se furgonit me pasagjere ka çuar ne perplasjen e tij me dy automjetet e tjera qe kane qene duke levizur ne kete segment rrugor, çka ka bere qe furgoni te fluturoje nga njeri krah i rruges ne krahun tjeter, duke shenuar kete bilanc tragjik me nje jete te humbur dhe 5 persona te plagosur.Nje tjeter aksident ka ndodhur pak me heret ne qytetin e Korces, i cili i ka marre jeten shtetasit Kristi Bica 32-vjec. Ai ka qene duke udhetuar me nje motoçiklete teksa eshte perplasur nga shtetasi Leonard Memellinga 20-vjeç, i cili eshte arrestuar nga policia.