Ngarkesë jashtë Shqipërisë? Shkëlzen Berisha përgenjështron lajmin, padi për shpifje

Djali i Kryeministrit të vendit, Shkelzen Berisha, përgenjështron lajmin e botuar në një prej gazetave të shtypit shqiptar, sipas të cilës akuzohet se të premten ka dërguar nga “Rinasi” ne destinacion te paditur, nje ngarkese me 3 arka metalike, permes nje charteri me shkronja arabe. Ne një deklarate për mediat Shkelzen Berisha duke e cilësuar shpifje të radhës dalë nga tualeti mediatik i Edi Rames, thekson se jo vetem qe nuk ka levizur asnje ngarkese jashte apo brenda Shqiperise, por ka disa muaj qe as nuk ka shkelur ne aeroportin e Rinasit, gje qe sipas tij provohet lehtesisht nga te gjtha e sistemet e këtij aeroporti.“Sot gazeta “Dita” , nje e perditshme e njohur ndryshe dhe si tualeti mediatik i Edi Rames botoi shpifjen e radhes, ku akuzohem se paskam derguar dje nga Rinasi ne destinacion te paditur, nje ngarkese me 3 arka metalike, permes nje charteri me shkronja arabe.Ne respekt te opinonit dhe jo te atyre qe servirin perrallat e 1001 neteve, deshiroj te bej me dije se ky lajm eshte fund e krye nje shpifje dhe trillim, pasi jovetem qe nuk kam levizur asnje ngarkese jashte apo brenda Shqiperise, por ka disa muaj qe as nuk kam shkelur ne aeroportin e Rinasit, gje qe provohet lehtesisht nga te gjtha e sistemet e tij” deklaron Berisha.Ndërkaq djali i Kryeministrit Berisha thekson me tej se pergenjeshtrimi publik do te shoqerohet me nje padi per shpifje.