Fier, plagoset me armë një 26-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2013, 12:51
Një 26-vjeçare është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në qytetin e Fierit.Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Kastriot ndërsa policia ka identifikuar edhe autorin e ngjarjes.Sipas policisë, vajza me inicialet F.K është qëlluar me armë në rrethana ende të paqarta.Menjëherë 26 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit dhe sipas mjekëve ajo ka një plumb në bark por është jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.