Srdoc:Korrupsioni në Shqipëri mbetet problem kryesor
Korrupsioni në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga problemet më kryesore. Natasha Srdoc, drejtoresha e Institutit të Adriatikut për politikat publike, një organizatë që merret me studime, analiza dhe kërkime për vendet e Evropës Juglindore në një intervistë për DË thotë se këtë vit indeksi i korrupsionit në Shqipëri është përkeqësuar në krahasim me një vit me parë.Duke iu referuar indekseve të ndryshme që tregojnë që korrupsioni në Shqipëri është i lartë dhe mund të jetë në rritje Natasha Srdoc thotë se pavarësisht reformave të rëndësishme të sistemit ligjor, gjykatat janë subjekte të presionit politik dhe korrupsionit.Sipas të dhënave të Global Financial Integrity që tregonte se në harkun kohor 2001- 2010 përmes krimit, korrupsionit dhe evazionit fiskal nga Shqipëria kanë dalë 1, 3 miliardë dollarë që përbëjnë 10% të GDP për drejtoren e Institutit të Adriatikut kjo është një shifër shumë e lartë.Natasha Srdoc thotë se të gjitha vendet e Europës Juglindore, pa asnjë përjashtim, vuajnë nga moszbatimi i ligjit, ndikim i konsiderueshëm i politikës mbi sistemin gjyqësor dhe nga mungesa e mekanizmave dhe institucioneve të pavarura për të luftuar nga brenda korrupsionin.Politikanë, zyrtarë të qeverisë dhe partnerë të tyre në krim thotë Sdrok kanë grumbulluar shuma të mëdha parash dhe pasurish të paligjshme dhe kanë bllokuar zbatimin e ligjit, gjyqësorin e pavarur, mbrojtjen e të drejtave të pronës.