Cavani te PSG për 64 milion euro, në fundjavë pritet zyrtarizimi

Për kalimin e Edinson Kavanit nga Napoli drejt skuadres së PSG në Francë gjithçka do të mbyllet këtë fundjavë. Sipas “Sport Mediaset” bëhet e ditur se mes drejtuesve të klubit të francez dhe Presidentit De Laurentis është arritur një marrëveshje, ku kartoni i uruguaianit do tu shitet kampionëve të Frances për shifren e 64 milion eurove.Si Presidenti napoletan ashtu edhe drejtuesit e skuadres franceze kërkojnë që ta mbyllin sa më shpejt të jetë e mundur këtë tratativë për të evituar ndërhyrjet e skuadrave të tjera.Pas arritjes së marrëveshjes mes dy stafeve drejtues e gjithë çështja ka kalur në dorë të vetë sulmuesit amerikanolatin dhe menaxherve të tij.Sipas mediave italiane bëhet e ditur se Kavani pritet të prishë marrëveshjen e arritur më parë me drejtuesit e Çelsit për një kontratë me përfitim 8.5 milion euro në sezon. Kjo pasi parizienët i kanë ofruar bomberit napoletan një shumë më të lartë prej 10 milion eurosh në sezon.Ajo që bie në sy në këto tratativa është fakti se tani pas marrëveshjes Leonardo-De Laurentis gjithçka ka mbetur në doren e vete El Matador për të vendosur për fatin e të ardhmes së tij. Mediat ne Francë dhe në Itali e bëjnë fakt të kryer transferimin e tij drejt kryeqyteti transalpin.Kjo fundjavë pritet të jetë decisive për mbylljen e kësaj telenovele, ku Kavani pritet ti japë lamtumiren pas shumë sezonesh skuadres së Napolit për të veshur pastaj fanellen e PSG.Zyrtarizimi përfundimtar i kalimit të El Matador në radhet e kampionve të Frances pritet të behet në fillimin javes së ardhshme pasi të jenë mbyllur të gjitha detajet në fundjavë mes palëve dhe vetë sulmuesit amerikanolatin.