Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, furgoni përplaset me maunën, 4 të vdekur
Katër persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në aksin Elbasan-Librazhd, nderkohë që disa persona te tjere kane mbetur te plagosur.Aksidenti tragjik ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Xibrakë dhe në të janë përfshirë 3 automjete, nje kamion me targe KO 7579 b, një furgon me taraga IB oo1A dhe nje veture tip BMV me targa AA 971 EA, duke shënuar edhe bilancin e rende të humbjes se 4 jetëve njerezore.Mesohet se shoferi i furgonit Eduard Paskuti është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit Ushtarak, nderkohe qe dy femra te cilat kane humbur jeten si pasoje e aksidentit kane qene te bllokuara per rreth 1 ore ne furgon. Ndërkohë policia e Elbasanit ne pamundesi per identifikimin e viktimave jep keto pershkrime per ta:-Femër, flokë gështenjë, 150 cm e gjatë, bluzë gri pa mengë, pantollona të zeza-Femër, 160 cm e gjatë, bluzë të zezë, e shëndoshë, flokë të gjata të verdha-Femër, 162 cm e gjatë, flokë gështenjë, kanatjere të zezë dhe treçerekshe të zeza-mashkull, 170 cm i gjatë, flokë pak të thinjura, bluzë bojëqielli, pantollona gri, këpucë të bardhaNga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona të tjerë të cilët kanë qenë pasgjerë të furgonit. Ata janë shoqëruar menjëherë drejt spitalit rajonal të Elbasanit, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.Vetëm në orët e mbrëmjes është mundësuar identifikimi i 2 prej viktimave. Policia njoftoi se 2 prej të vdekurve nga përplasja fatale janë cifi i bashkeshorteve Çela, Fetah Cela 50 vjeç dhe Rifete Çela 48 vjeçe nga Krasta e Elbasanit. Nderkohe fill me pas jane identifikuar dhe dy viktimat e fundit, nene e bije Nasipe Shehi 69 vjeç dhe Salushe Kullafi 49 vjeç, trupat e te cileve po terhiqen nga morgu prej te afermeve te tyre.Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i furgonit si dhe lageshtia ne rruge, shprehen eksperte te policise lidhur me aksidentin i cili pati nje kosto te larte ne jetë njerezish.