CEZ vijon aksion për prerjen e lidhjeve të paligjshme

Kompania CEZ Shpërndarje ka vazhduar aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjet dhe ndërprerjene e energjisë për debitorët.Drejtori i njësisë 2 në CEZ Spërndarje Arben Kasapi i bëri thirrje qytetarëve debitorë të paguajnë energjinë, pasi në të kundërt do t'u ndërpritet.Madje sipas drejtorit të CEZ Kushdo që tenton të rilidhë energjinë pa e paguar, do të përballet me kallzim penal. Kasapi ndër të tjeraështë shprehur se në njësinë  2 janë konstatuar 15 lidhje të paligjshme elektrike ndërkohë që paralajmëroi se aksionet do të vazhdojnë në të gjithë kryeqytetin.Që prej kalimit nën administrim shtetëror kompania Cez Shpërndarje ka ndërmarë një sërë aksionesh në të gjithë vendin për prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe ndërprerjen e energjisë për debitorët .Kjo ka ndikuar që të ardhurat e kësaj kompanie të përmirësohen ndjeshëm duke ofruar edhe shërbim më të mirë për të gjithë konsumatorët.