Gjendet turisti çek, humbi dje në malin e Jezercës
Është gjetur në Malin e Jezercës turisti çek, i cili u aksidentuar ditën e djeshme.Një helikopter AB 205 i Regjimentit të Helikopterëve në Farkë që ka filluar kërkimet në orët e para të mëngjesit të sotëm ka bërë të mundur gjetjen e personit i cili rezultonte i humbur prej mesditës së djeshme.Aktualisht helikopteri po bën transportimin e të plagosurit për në spital, me qëllim evidentimin e gjendjes së tij shëndetësore.Mësohet se turisti ka qenë me një grup alpinistësh duke u ngjitur në malin e Jezercës por ka rrëshqitur nga një lartësi e madhe.Turisti çek rezultonte i humbur që prej ditës së djeshme por pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e tij.Mali i Jezercës ndodhet në pjesën veriore të Shqipërisë dhe është i lartë 2694 m mbi nivelin e detit. Jezerca prej disa vitesh është kthyer në sfidën e alpinistëve të huaj e shqiptarë.