Aksident në aksin Milot-Fushë Krujë, vdes 19-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2013, 09:39
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Milot-Fushë Krujë.Ngjarja e rëndë është shënuar pranë fshatit Gjorm ku 19-vjeçari Ervin Tafa ka qënë duke udhëtuar me një motorr dhe është përplasur nga një automjet tip benz i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.Sipas policisë dyshohet se 19-vjeçari Ervin Tafa i ka ndërprerë rrugën makinës e cila ka qënë duke udhëtuar me shpejtësi.Ndërkohë policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin i cili i mori jetën 19-vjeçarit.