LSI ankimon rezultatin për Kukësin, Muho: Të rinumërohen 15 kutitë e fundit
15 vota diferencë mes Apostol Gocit të LSI-së dhe Alban Zenelit të PD-së në Kukës mund të sjellin një lëvizje mandatesh në këtë qark nëse tabelat rishikohen. Kjo është arsyeja përse Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar rinumërimin e 15 qendrave votimi të rrethit të Tropojës.Pasi depozitoi në KQZ kërkesën ankimore për zonën zgjedhore të qarkut të Kukësit, përfaqësuesi ligjor i LSI, Ilirjan Muho, tha se realisht diferenca e votave mes 2 kandidateve është më shumë se sa 150 vota, që nëse rezulton e vërtetë i jep kandidatit të LSI mandatin e deputetit.“Sapo depozituam kërkesën ankimore në KQZ për Qarkun e Kukësit. Nga provat e grumbulluara tregon qartë që ka një deformim të rezultatit në tabelat e firmosura nga anëtarët e komisionit. Kërkojmë rinumërim të 15 kutive të fundit të Qarkut të Kukësit. Aleanca e majtë ka rreth 155 vota më shumë, mandati ndahet me 15 vota.Ne do procedojmë në vazhdim në varësi të vendimit të KQZ për kërkesën tonë” tha ai.Deri më tani, ndonëse me diferencë të ngushtë votash rezultati i deputetëve të Kukësit është 3 me 1 në favor të demokratëve. Pas marrjes së ankimimeve nga te gjithë subjektet , KQZ-së i duhen 5 vota për të miratuar çdo ndërhyrje në rezultat, vota të cilat nuk i disponon dhe që do ta kalojnë çështjen në Kolegjin Zgjedhor.