Ujësjellësi i Kukësit, sërish probleme, shpërthejnë tubacionet

Vetëm dy ditë dhe tubacionet e sapo shtruara të rrjetit të ri të ujësjellësit në Kukës kanë shpërthyer.Ky rast është shënuar në lagjen 4 të Kukësit, ku pas shtrirjes së rrjetit të ri, tubacionet nuk kanë mundur të përballojnë sasinë e ujit të destinuar për qytetarët duke bërë që ai të vërshojë rrugëve.Shpërthimi i tubacioneve të reja të sapo vendosura janë pjesë e një projekti që parashikon ndërtimin e ri të ujësjellësit dhe parashikohej të përmirësonte furnizimin me ujë të qytetit, por në fakt është duke ndodhur krejt e kundërta. Bashkimi ujrave të bardha me ato të zeza, ndotje masive e ujit të pijshëm, shpërrthime të rrjetit te tubacioneve, janë disa nga faktorët me të cilët banorët kuksianë po përballen çdo ditë.Mbi 80 raste në ditë janë shënuar pranë repartit të urgjencës ku banorët e Kukësit marrin ndihmë mjekësore si pasojë e konsumimit të ujit të pijshëm tejet të ndotur. Për ndërtimin e ujësjellësit të Kukësit janë investuar 3.5 milione euro, por mesa duket ky fond nuk ka vlejtur për asgjë, pasi qytetarët jo vetëm që sërish nuk kanë ujë, por situata është përkeqësuar edhe me tej duke lënë dyshime edhe në seriozitetin e kryerjes së punimeve.Cilësia e pumineve ditët e fundit është bërë shkak për debate mes institucioneve dhe vetë qytetarëve, por deri tani askush nuk ka ndërrmarë masa konkrete për verifikimin e punimeve që po kryhen.Qyteti i Kukësit është një nga zonat më të pasura me burime hidrike por prej kohësh vuan mungesën e ujit të pijshëm, ironi e fatit, paaftesi drejtuese, keqmenaxhim apo abuzim fondesh, kjo mbetet për tu parë.