Ngacmonin femra në rrugë, pezullohen nga Policia e Shtetit dy efektivët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2013, 16:20
Përjashtohen nga Policia e Shtetit dy efektivët që u akuzuan për ngacmim të femrave në rrugë. Vendimi është marrë sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,Hysni Burgaj, sipas të cilit efektivët, Pjerin Voci dhe Julian Malaj përjashtohen nga strukturat e policisë për shkelje të kodit të etikës.Të premten dy punonjësit e policisë të veshur civilë, u ndaluan dhe shoqëruan në një nga komisariatet e kryeqytetit nga forcat e repartit “Shqiponja”.Ndalimi i tyre u bë pasi nën efektet e alkoolit, pranë vendit të quajtur “9-katëshet” në Tiranë, kanë bërë veprime të pahijshme ndaj disa femrave, duke thyer kështu kodin e etikës.