Mblidhet nesër grupi parlamentar i PS-së

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste mblidhet nesër, në mbledhjen e tij të parë pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit.Mbledhja e grupit do të zhvillohet nën drejtimin e kreut të PS-së Edi Rama ndërsa pritet që të bëhet edhe një analizë e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.Gjithashtu pritet që në mbledhje të diskutohet edhe për heqjen e mandateve të deputetëve të cilët do të marrin postet ministrore.Partia Socialiste mori në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 66 mandate deputeti.