Shpërndarja e mandateve, Gjonçaj: Jo në kompetencë të Kolegjit
Kolegji Zgjedhor nuk është organi kompetent për shpërndarjen e mandateve por në kushtet kur KQZ-ja nuk mund të miratojë një akt të tillë atëherë në bazë të kodit zgjedhor ky proces shkon merr zgjidhje në kolegjin zgjedhor.Në kushtet kur ka mbetur vetëm tabela e rezulatateve për qarkun e Lezhës, KQZ pritet të miratojë një akt me anë të të cilit nuk certifikohet rezulati zgjedhor pasi kërkohet shumicë e cilësuar për këtë vendim. Në këto kushte thotë përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ Genci Gjoncaj, subjektet politike, e në këtë rast do të jetë PS-ja, ankimon procesin në Kolegjin Zgjedhor.Gjoncaj thotë se afati ligjor për miratimin e rezultatit zgjedhor nga kolegji është 8 ditë nga momenti kur KQZ-ja miraton aktin për mosshpërndarjen e mandateve.Ndërkaq këtë të hënë KQZ-ja miratoi tabelat e rezultateve për qarkun e Gjirokastrës dhe të Tiranës, ndërsa këtë të martë pritet të diskutohen dhe të miratohen tabelat e rezultateve zgjedhore për qarkun e Lezhës.