Fier, 35 familje largohen nga skema e ndihmës sociale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2013, 20:21
35 familje janë larguar nga skema e ndihmës sociale në Fier nga ana e zyrës së këtij shërbimi.Në total ato përfitonin 225 mijë lekë të reja të cilat përfitoheshin në mënyrë abuzive nga këto familje. Flamur Bufi, shefi i shërbimit social në këtë qytet tha se janë kryer kontrolle në disa njësi vendore ku ka rezultuar se shumë familje kanë përfituar nga kempi edhe kur afati tyre kishte përfunduar.Nga njësitë vendore është duke u kryer evidentimi i familjeve në nevojë dhe përfshirja në skemën e re ekonomike. Në qarkun e Fierit janë 4353 familje që përfitojnë nga kjo ndihmë sociale.