Nesër nis Muaji i Shenjtë i Ramazanit
Nesër është dita e parë e Ramazanit, njëra nga festat më të rëndësishme myslimane.Ky muaj i shenjtë është periudha kur besimtarët myslimanë përmbahen rreptësisht nga ngrënia, pirja dhe kënaqësitë trupore, që nga lindja e diellit deri në perëndim të tij.Ramazani vjen çdo vit dhjetë ditë më herët dhe zgjat 30 ditë. Pas përfundimit të tij është Festa e Bajramit të Madh.Kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça uroi besimtarët, duke u kujtuar se qëllimi i agjërimit është devotshmëria ndaj Zotit.“Ne nuk duhet të harrojmë se njerëzit sot kanë nevojë për mëshirë, dashuri, mirëkuptim, paqe. Të afërmit kanë nevojë për përkrahje, prandaj në muajin e Ramazanit të jemi më të vëmendshëm për të përkrahur njëri-tjetrin. Gjithë bota sot ka nevojë për mëshirë”deklaroi Muça.Muaji i shenjtë i Ramazanit vjen çdo vit dhjetë ditë më herët dhe qështë muaji i nëntë i kalendarit islamik. Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit është një nga detyrimet fetare të myslimanëve të përcaktuara në Kuran.Në Kuran thuhet se agjërimin e ka për detyrë çdo besimtar mysliman, i cili është në zotërim të plotë të intelektit të vet, në moshë madhore dhe fizikisht në gjendje. Agjërimi i një të mituri me aftësi të mjaftueshme gjykimi është po ashtu i vlefshëm.Ndërsa ata që nuk e kanë të detyruar agjërimit janë gratë shtatzëna dhe të sëmurët si dhe fëmijët (përpara pubertetit). Përgjatë këtij muaji myslimatë përveç riteve fetare, përcejllin mesazhe paqe dhe lumturie mes njëri tjetrit. Gjithashtu lutje në Zot shkojnë për çdo të varfër dhe të sëmurë që përballen me këto situatë.