Të burgosurit shqiptarë në Greqi, Totozani: Shteti i ka harruar

Rreth 2500 shqiptarë vuajnë dënimin në burgjet greke. Avokati i Popullit përpara disa ditësh me ftesë të homologut grek vizitoi isnistucionet e vuajtjes së dënimit në shtetin helen.Qëllimi, sipas avokatit, ishte i thjesht për të takuar këtë kontigjent shqiptarësh dhe për të njohur vështirësitë e tyre.Totozani tha se një pjesë e konsiderueshme e të dënuarve ndeshen më probleme, si pamundësinë për tu transferuar në institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri, nuk përfaqësohen gjithmonë me avokat në pamundësi për të paguar një të tillë, kanë shkëputur marrëdhënie me familjarët, të afërmit madje edhe me gjuhën shqipe, e mbi të gjitha askush nga autoritetet shqiptare nuk ka parë nga afër se si jetojnë ata.Në këtë situatë Totozani thotë se Ministria e Punëve të Jashtme duhet të forcojë dhe financojë strukturat, si psh Ambasadat tona jashtë vendit për rolin e madh që këto institucione duhet të luajnë.Gjithashtu Avokati i Popullit thotë se këta të burgosur më shumë se kurrë kanë nevojë për shtetin shqiptar.