Botimet e reja të javës së fundit
Kjo javë ka qenë mjaft e pasur në botime të reja, ndër të cilat zgjodhëm ti servirim shikueseve pesë titujt më të fundit.“Dhe malet oshtinë”, nga Khaled Hosseini, autor i disa romaneve mjaft të lexuar, i shpallur si autori më i shitur në New York. Ky botim i ri, i cili pritet të jetë po aq i suksesshëm si botimet e mëparshme të autorit, është cilësuar si një roman i paharrueshëm rreth gjetjes tek dikush tjetër të një pjese të humbur nga vetja.“Nusja e virgjër”, një roman i Sonia Topazios. Autorja italiane vjen me një ngjarje që zhvillohet midis Italisë dhe Rumanisë. Ndodhitë e rrëfyera marrin jetë nën regjimin diktatorial të viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, kur shumë gjëra ishin të ndaluara, por leja letrare i ka shërbyer autores për të shkruar një histori dashurie, dhe në dashuri lejohet gjithçka, madje edhe e pamundura.“Të lutem më ler të të urrej”, një tjetër roman nga Anna Premoli, vjen gjithashtu si një botim i ri këtë javë. “Shumë shpejtë ajo që për Xheniferin ishte një shaka, bëhet më e ndërlikuar nga sa ishte menduar. Një puthje, që bënte pjesë te loja e saj e shtirur, bën ti lindin ndienja dhe reagime fare të papritura”, shprehet autorja në veprën e saj. Një roman romantik, pak më ndryshe nga çfarë jemi mësuar të lexojmë.“Të pafajshmit” e gazetares dhe autores franceze Franceska Segal. Romani i parë i saj vjen i ngrohtë dhe i butë. Pasioni, tundimi, besnikëria, një histori dashurie në Londrën bashkëkohore.“E lidhur ngushtë me ty”, një roman i serisë Krossfajer, nga autorja Silvia Dei, mbërrin tek ne bestselleri numër 1 ndërkombëtar. Në roman përshkruhet pushteti i errët dhe i mahnitshëm i zotërimit. Një rrëfim i rrjedhshëm që do t’iu bëjë ti shfletoni të gjitha faqet me një frymë. Një romancë erotike me një histori plot ngarkesë emocionale që nuk duhet humbur.