Gjirokastër, eksploziv furgonit, s`ka të lënduar në njerëz
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës ku një sasi eksplozivi i është vendosur automjetit në pronësi të shtetasit Gentian Liti nga Dunavati.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm ku persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur një sasi lënde eksplozive automjetit tip furgon me targa GJ 8067 A.Sipas informacioneve, mjeti ishte parkuar pranë banesës së Litit në momentin e shpërthimit por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë konstatuar se lënda eksplozive ishte vendosur poshtë parafangos së pasagjerit në furgon dhe për pasojë nga shpërthimi është dëmtuar pjesa e përparme e automjetit.Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.