Hidhet nga kati i tretë i komisariatit të Kukësit një vajzë 20-vjeçare

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në drejtorinë e policisë së qarkut të Kukësit. Një vajzë e re, studente e filialit të universitetit të Tiranës në Kukës, është vetëhedhur nga njëra prej zyrave të policisë teksa ka qenë duke dëshmuar përpara ekspertëve për një denoncim që ka bërë i ati i saj, për rrëmbimin e vajzës së tij.Sipas policisë bëhet e ditur se shtetesja me inicialet A. C, 20 vjeç, banuese në Tropojë, studente e vitit te dyte, dega infiermeri ne universitetin e Kukesit, është thirrur në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Kukës, për të dhënë deklarimin perkates. I ati i saj, gjate dites se djeshme, ka denoncuar në polici se vajza ne fjale eshte rrembyer.Nga ana e policisë menjëherë kanë filluar veprimet hetimore, duke bërë të mundur gjetjen e saj në qytetin e Kukësit dhe vetë ajo ka deklaruar se është larguar me deshirën e saj.Marrja e deklarimit , është bërë sot nga 2 punonjës policie, me atributet e oficerit të policisë gjyqësore dhe në prani të një psikologeje,me miratimin edhe te prokurorit.20-vjecarja gjatë gjithë kësaj kohe është shoqëruar nga daja i saj, i cili nuk ka qenë i pranishëm në momentet e deklarimeve. Pas përfundimit të veprimeve dokumentare, vajza në një moment depresioni është afruar tek dritarja e zyrës që ndodhet në katin e tretë të godinës , duke u hedhur prej saj.Menjeherë është dërguar në spitalin e qytetit duke i dhënë ndihmën e parë mjekësore dhe ekipi mjekësor po punon për ekzaminimin e dëmtimeve të pësuara. E dëmtuara momentalisht është jashtë rrezikut për jetën.Ndaj dy punonjësve të policisë, që punuan për marrjen e deklarimit, është marrë masa e pezullimit deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Ndërkohë materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise se Rrethit për hetimet të mëtejshme.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe Avokati i Popullit Igli Totozani, i cili ka urdhëruar dërgimin e dy komisionerëve në Kukës për të hetuar dhe për te zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.