Ekonomia,Rama takohet me guvernatorin Ardian Fullani
Pasi ka ndarë filozofinë e tij qeverisëse me shtyllat e shtetit dhe të drejtësisë, kryeministri i ardhshëm Edi Rama i ka kushtuar këtë fillim jave vëmendje të plotë motorrit të shtetit, ekonomisë.Për gati 90 minuta lideri i maxhorancës se re ka qëndruar në zyrën e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani i cili i ka rezervuar ndryshe nga të tjerët një pritje që në hyrje të ndërtesës provizore të këtij institucioni.Asnjëri prej protagonistëve të takimit nuk ka bërë komente për mediat, por lehtësisht kuptohet se tema e nxehtë e bisedës ka qënë niveli i borxhit që për të majtët ka qënë shqetësimi kryesor nga këndvështrimi opozitar.Dhjetorin e kaluar, Edi Rama e ka shprehur qartë vizionin e tij për një rol të ri të Bankës së Shqipërisë për borxhin publik. Sipas tij, ky intitucion duhet të ngarkohet ligjërisht nga Kuvendi që ta llogarisë borxhin publik, dhe të detyrohet me ligj ta njoftojë Kuvendin në çdo rast kur Qeveria e shkel kufirin e borxhit .Por biseda kokë më kokë Rama- Fullani vjen edhe pas deklatarës së kryeminsitrit të ardhshëm, Edi Rama për audit ndërkrombëtar të financave të shtetit, pjesë e së cilit, mësohet se do jetë edhe FMN.Nga ana tjetër edhe Ardian Fullami në konferecën e fundit për shtyp, kërkoi rikthimin e marrëdhënieve me FMN-në, që do të sillte një shtrëngim të politikave ekonomike në vend, duke nisur nga mosrrithjen e rrogave dhe pensioneve apo rritje të taksave.Veç kësaj, ditët e fundit Partia Socialiste ka shprehur kundërshtinë për vendimet e qeverisë Berisha, të cilat rëndojnë buxhetin e shtetit, si rritja e pagës minimale me 11.3 përqind.Megjithatë, kryetari i PS-së Edi Rama e kurseu një koment në tëitter për bashkëbisedimin me Fullanin.Por një reagim i PS-së për takimin ka ardhur në Facebook, nga një prej kritizerëve më të fortë për çështjen e financave dhe veçanërisht për guvernatorin Fullani.Në rrjetin social Erjon Braçe shkruan: “Shpresoj qe Guvernatori te kete thene te verteten, por, me shume dua qe; Te kete marre pergjegjesine qe i takon per: gjithcka ka ndodhur me borxhin, financimin jashte cdo limiti ne shpezave elektorale te kryeministrit ne ikje, korrupsionin në sistemin bankar me produkt shifren alarmante te kredive te keqija”.