Liqeni i Pogradecit rritje të turizmit edhe pse moti ska favorizuar
Edhe pse ky vit nuk ka qenë shumë i favorshëm sa i përket kushteve atmosferike, sërish qyteti i Pogradecit duket të jetë më i preferuari nga pushuesit vendas apo të huaj.Ajo çka e bën Pogradecin kaq të preferuar në çdo vit, janë përmirësimet e shumta qoftë në infrastrukturë por edhe në pastërtinë e ujit të liqenit. Nëse 3 vjet më parë uji ka qenë tmerrësisht i ndotur nga ujrat e zeza, këtë vit kjo gjë ka shkuar pothuaj në minimum, për vetë faktin se është ndërhyrë pothuajse në të gjithë rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza.Pogradeci tashmë prej kohësh ofron një gamë të madhe shërbimesh kundrejt pushueseve, duke filluar nga shërbimi apo gatimet, ku "Tava e Koranit" mbetet mbreti i tavolinave.Nga viti në vit përmirësime kanë pësuar edhe të ardhurat e vetë qytetarëve të cilët sezonin veror e shohin si punësim sezonal për sigurimin e të ardhurave.Falë asaj se çfare i ka falur natyra dhe mirëmbajtjes që i bëhet, së fundmi Pogradeci është shndërruar edhe në një destinacion që ofrohet edhe përmes paketave të agjensive të ndryshme turistike.