Tregjet ambulante në Tiranë, shqetësim për cilësinë e produkteve
Në rrugën “Bardhyl”, në rrugën e Kavajës dhe në një rrugicë në afërsi të Bulevardit “Zogu i 1”, dhjetra tregëtarë të vegjël kanë nxjerrë tezgat e tyre për të shitur prodhimet e stinës apo bulmetet.Inspektimet për gjatë verës për të shmangur këto tregje të improvizuara ambulant, kanë qënë intensive, por fermerë apo qytetar të tjerë kanë vijuar të sheshin në trotuare apo në rrugë kryesore.Shqetësimi që ngrejnë autoritetet shëndetësore dhe ato të higjenës është fakti që këto prodhime shiten në qiell të hapur dhe konsumimi i tyre ndikon drejtëpërsëdrejti në shëndetin e qytetarëve.Helmimet nga ushqimet që rrijnë në diell apo e pijeve të ekspozuar po në këto kushte përgjatë verës është pasoja e parë dhe kjo evidentohet nga shtimi i rasteve në urgjencat e spitaleve në QSUT e më gjërë.Në të tilla kushte, apeli qëndron për qytetarët të shmangin blerjet në këto tregje ndërsa bashkia nga ana e saj u ka komunikuar qytetarëve të Tiranës se asnjë ambulant, asnjë treg i tillë nuk do të lejohet kur nuk përmbushet asnjë element i sigurisë ushqimore dhe asnjë standart higjeno sanitar.