Rama: Në bregdet do të bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë
“Në vijën bregdetare të Shqipërisë do bëjmë ç’ka bëmë me Lanën në Tiranë! Pas katër vjetësh ndërtimi pa leje në breg do jetë një ëndërr e keqe”.Ky ka qënë premti i kryeministrit të ardhshëm Edi Rama gjatë një takimi me vendorët në qytetin e Vlorës.“Mesazhi është i qartë: Kush nderton pa leje apo në shkelje të lejes në bregdet duhet të ndalet sepse pa asnje dyshim po i çon paratë në det!” thekson Rama.Kreu i PS-së, Edi Rama ka bërë me dije se në muajin shtator do të ketë në Vlorë zyrën e vet të deputetit dhe njëlloj me standarde do ta ketë zyrën, sipas tij, çdo deputet socialist në qarqe.“Në Vlorë do të kem prej shtatorit edhe zyrën e deputetit me një strukturë standarte që do ta ketë çdo zyrë deputeti socialist në çdo qark” shkruan Rama në Twitter.