SHIU ndryshon emër, opozita te Komisioni i ligjeve voton kundër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2012, 16:33
Shërbimi Informativ Ushtarak do të emërtohet Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes. Ky është propozimi i sjellë nga qeveria në Komisionin e ligjeve, që parashikon që të jetë një ligj i vecantë për këtë shërbim.Mazhoranca dhe opozita kanë debatuar ashpër në Komision për këtë cështje, duke politizuar këtë proces.Duke argumentuar votën kundër në Komision, deputetët e opozitës thanë se Shërbimi Informativ Ushtarak është akuzuar se po përgjon opozitën.Drejtori juridik në Ministrinë e Mbrojtjes tha se projekti vjen në kohën kur tashmë Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe duhet përshtatur tërësisht legjislacioni ynë me këto struktura.Projektligji pritet të shqyrtohet nen për nen në Komisionin e ligjeve ditën e hënë.