Kthimi i shqiptarëve në kufi, PDIU: MPJ t`i kërkojë sqarime Greqisë
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon me ashpërsi kthimin në pikën kufitare të Kakavijës të 150 shqiptarëve, pa asnjë arsye të pranueshme.Në një deklaratë për shtyp, PDIU-ja ka deklaruar se Ministria e Jashtme të Shqipërisë duhet t`i kërkojë sqarime palës greke për këto incidente të rënda dhe të bëj të qartë se Shqipëria nuk do të pranojë më në asnjë rrethanë nëpërkëmbjen e qytetarëve të saj.“Nëse nuk do të ekzistoj një zgjidhje institucionale, PDIU do t'i bashkangjitet nismës së Klubit të Patriotëve të Rinj për të bojkotuar çdo produkt grek në tregun shqiptar, nismë që jemi të sigurt se do të gjejë mbështetje masive të bashkëkombasit tanë” thuhet në deklaratën e PDIU-sëGjithashtu PDIU-ja thekson se kthimi në kufi i qytetarëve shqiptarë është një hakmarrje primitive nga pala greke, e cila nuk ka vend në Evropën e shekullit XXI.“Ky incident tregon në thelb hipokrizinë e shtetarëve grekë, të cilët vetëm pak kohë më parë kishin premtuar se nuk do të kishte më kthim në kufi. Kjo lloj politike bizantine nuk dëmton shqiptarët, por vetë Greqinë, teksa tregon në sytë e të gjithë botës së qytetëruar sjelljen çnjerrëzore të autoriteteve greke” përfundon deklarata.