Berisha-vendorëve: Përfundoni planet urbanistike të qyteteve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu i ka kërkuar Qeverisë shqiptare tu japë më shumë autoritet vendorëve në planifikimin urban.Kryediplomati amerikan theksoi rëndësinë e planifikimit territorial nga pushteti vendor, pa të cilin tha ai, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm të Shqipërisë, por as rritje të investimeve.Ndërsa kryeministri, Sali Berisha, duke folur në konferencën për planifikimin e territorit, organizuar nga USAID ka kërkuar nga vendorët një plan urbanizimi edhe për zonat bregdetare.Kreu i Qeverisë tha se urbanizimi i vendit është emergjencë, por ndryshe nga 20 vite më parë këtij fluksi ndërtimesh do i paraprijë Qeveria.“Planifikimi i teritorit ka të bëjë me një nga të drejtat themelore të qytetarit. Dueht të pranojmë se në qytetet tona ende s`ka marrë fund praktika kur njëri qytetar gdhihet në mëngjes milioner dhe fqinji i tij mbetet në mjerim për shkak të një dokumenti që quhet leje ndërtimi e cila me praktikën e lëshimit të saj krijon pabarazi të tmerrshme mes qytetarëve, pabarazi që ju mund t`i jepni fund duke bërë planifikimet e plota urbanistike të qyteteve” tha Berisha.Me mbështetjen e USAID, në 15 Bashki të vendit është zhvilluar një projekt mbi procesin e decentralizimit.