Nishani: Të konsolidojmë sistemin e drejtësisë
Kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, ka kërkuar bashkëpunimin e gjithë aktorëve dhe faktorëve të sistemit të drejtësisë për reformimin e këtij sistemi.Duke folur në ceremoninë e 15 vjetorit të Shkollës së Magjistraturës, Nishani ndërsa e ka ciëlsuar si një sfidë reformën në drejtësi theksoi se duhet të bëhet gjithçka në funksion të një shërbimi shumë të rëndësishëm për vendin.“Shërbëtorët e sistemit të drejtësisë duhet të japin provat e vlerësimit të seriozitetit dhe të përgjegjshmërisë vetevetes në radhë të parë dhe të shoqërisë sonë dhe një element i rëndësishëm për këtë është sistemi i drejtësisë. Duhet të jemi ne shqiptarët që duhet të vijojmë angazhimit tonë serioz si individë për konsolidimin e vlerave reale në institucioneve të drejtësisë. Nëse duam vërtet të reformojmë sistemin e drejtësisë në radhë të parë duhet ta nisimin në raportin e forcimit të besimit të vetë pjesëtarëve të sistemit të drejtësi me vetë sistemin. Ka një lëkundje të vetë gjyqtarëve për karrierën e tyre dhe kjo është përgjegjësi e institucioneve por edhe të krerëve të sistemimit të drejtësisë, të gjyqëtarëve të saj" tha Nishani.Ai gjithashtu ka theksuar se procedurat e motivimit dhe karrirës së gjyqtarëve duhet të mbështeten vetëm në standarde dhe procedura të standardizuara, mbi meritën dhe të përcaktuara qartë e në mënyre transparente para publikut.“Drejtësia është shërbimi kryesor që i bëhet një shoqërie se mbi bazën e funksionimit të shtetit të së drejtës, ekziston garancia për funksionimin normal të çdo fushe tjetër. Kreu i shtetit nuk mund të aktivizohet e të realizojë obketoivat i vetëm, por harmoni e bashkëpunim me institucionet e tjera të vendit, me personalitetet që kanë eksperienca të vyera, por edhe adresim të cështjeve që shqetësojnë sot sistemin e drejtësisë. Përtej shqetësimit që është i rëndësishëm, që ka në tërësi shoqëria në raport me sistemin e drejtësisë, nëse duam t’i shërbejmë përmirësimit të këtij raporti, duhet ta nisim me forcimin e besimit të vetë pjesëtarëve të sistemit të drejtësisë me sistemin e tyre”- tha ai.Në fjalën e tij, amabsadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka theksuar se drejtësia është një shtysë e madhe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu, ambasadori Ettore Sequi, ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth, ambasadorja franceze, ministri i drejtësisë Eduard Halimi etj.