Përgjimet për Prokurorinë, rrëzohet propozimi për Prokuroritë e rretheve

Mazhoranca dhe opozita në Komsionin e sigurisë kanë miratuar unanimisht ligjin për përgjimin e telekomunikimive, duke rrëzuar propozimin e Prokurorisë për përgjimet nga Prokuroritë e rretheve.Sipas relacionit të paraqitur nga depueteti demokrat, Fatos Hoxha, parashikohet që përgjimet paraprake nga Prokuroria të bëhen me urdhër admisnitrativë dhe jo me ligj të posacëm.Nga ana tjetër deputeti socialist, Arben Isaraj, nënvizoi se ka hapësira ligjore ta paqarta në drejtim të përgjimeve paraprake.Për Prokurorinë me këto ndryshime krijohet precedent i vështirë sa i përket përgjimeve paraprake të kërkuara nga Prokuroria.Në fund Komisioni vendosi që propozimet e paraqitur nga deputeti Fatos Hoxha dhe Arben Isaraj të shqyrtohen në mbledhjen e së hënës për të shmangur mangësitë në ligjet për përgjimet.