Prezantohen strukturat e FRD, Topi: T`i japim fund politikës së vjetër

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ka artikuluar kritika në drejtim të drejtuesve të dy forcave kryesore politike. Gjatë prezantimit të stafit politik të kësaj force politike, kryetari Bamir Topi, tha se forcat politike vetëm sa ngrenë akuza ndaj njëra-tjetrës duke refuzuar dialogun në emër të procesit integrues. Këto zhvillime tha kreu i FRD po nxjerrin në pah pellgun e thellë ku ndodhet politika shqiptare.FRD, tha Topi, afirmohet publikisht si alternativë qytetare, me pritshmëri të mëdha në zgjedhjet e vitit 2013.“Ekipi drejtues i ka të gjitha kapacitetet për të qënë një lëvizje qytetare shqiptare e cila ka nevojë për ndryshim të madh politik, pë t`i dhënë fund eksperiencës së trazicionit. Palët politike që refuzojnë dialogun që keqpërdorin apo projektojnë institucionet publike për qëllime politike të ditës dhe nuk krijaur një politik virtuale duke braktisur problemet e qytetarëve shqiptarë” tha Topi.Ekipi politik drejtues i Frymës së Re Demokratike përbëhet nga Gazmend Oketa, që është zgjedhur Sekretar i Pergjithshëm, Daut Gumeni, Aleksandër Biberaj dhe Valbona Duri zv-Kryetarë, Sali Shehu, Sekretar Organizimi, Afrim Krasniqi, Sekretar Politik, Arben Shehi, Sekretar Koordinimi për Programin, Alketa Mati, Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Edlira Gjoni, Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun, Belma Muka, Sekretare për Organizatat Partnere, Andi Seferi, Sekretar për Burimet Njerëzore.