Berisha i përgjigjet Ramës: Jo tryezë për vendimet e gjykatave

Kryeministri Berisha i është përgjigjur negativisht  ftesës së kreut të PS-së Edi Rama për një tryezë për të zgjidhur çështjen e Fierit.Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se nuk do të ulet në tryezë për të shqyrtuar vendimet e gjykatave."Rama mund të ftojë për tu mbledhur dhe unë e  garantoj se pavarësish pozicionit që kemi unë do të shqyrtoj ftesat e kryetarit të partisë më të madhe opozitare por për një gjë e garantoj se nuk  mund të ulemi kurrë për vendimet e gjykatave.  Vendimet e gjykatave janë ligje jo në kuptimin e tekstit të miratuar në parlament por në kuptimin e forcës së zbatimit të tyre” tha Berisha.Sipas Berishes vendimi i Gjykatës së Lartë thotë se mbetet vendimi në fuqi deri sa çështja të shqyrtohet në themel. “Pse ti shtyn afatet kohore të verdiktit për themelin?  Nuk imagjinohet kurrë në një vend të lirë që forcat politike të ulen për vendime gjykatash. Dy vjet rresht kërkove që t’i jepnim zgjidhje politike vendimit të Kolegjit Elektoral. Çdo gjë bëhej, por vetëm vendimi politik jo. Pas dy vitesh, hoqe dorë dhe pranove ato që u ofruan dy vite me radhë. Në një moment historik për vendin, sekteraja e Shtetit Klinton solli mesazhin që për interesa të vendit të bashkohemi” tha Berisha.Ai ka shtuar se Rama përmes thirrjes së tryezës kërkon të shmangë përgjegjësinë ndaj shqiptarëve për të mos votuar ligjet që kërkohen për integrimin."Tryeza është për tu shmangur përgjegjësi së tmerrshme që ke mbi vete. Ligjet janë në parlament urdhëro të ulemi, po lojra me me interesat e shqiptarëve mos bëj” tha Berisha.Kryeministri Berisha theksoi se 3 projektligjet e kërkuara nuk kanë asnjë vakum ligjor por është vetë kryesocialisti Rama i cili nuk i lejon deputetët të votojnë.Kreu i qeverisë gjithashtu i bëri thirrje sërish kreut të opozitës ta rishqyrtojë kërkesën e tij për Fierin dhe të pranojë të bashkëpunojë për integrimin“Unë i bëj sërish thirrje zotit Rama ta rishqyrtojë sepse mosvotimi i ligjeve është një akt i rëndë dhe ne s`mund të themi kurrë ç`më duhet Europa, ç`më duhet Brukseli. Jo more zotëri ne na duhet më shumë se gjithë të tjerët.  Unë I bëj thirrje Ramës t`i shqyrtojë  me gjakftohtësi gjërat. Çdo sygjerim që ka të bëjë për tre ligjet mazhoranca është e hapur t`i dëgjojë,  por t`i lidhim dy gjëra që s`kanë lidhje me njëra tjetrën këtë s`mund ta bëjmë” shtoi më tej Berisha.