Kodi i etikës në shkolla, komision verifikimi në MASH

Jo vetëm nxënësit do të kënë frikë nga mësuesit por edhe këta të fundit do të druhen nga nxënësit, nuk do të përdorin më dhunë dhe nuk do të fyejnë askënd në bankat e shkollës.Kodi i etikës për mësuesit e sistemit parauniversitar rregullohet me ligjin e ri të arsmit. Të drejtën e ankesës e kanë nxënësit, mësuesit dhe punonjësit e tjerë në shkolla.Drejtori i arsimit parauniversitar në MASH,  Fatmir Vejsiu thotë se ministri është ngritur një komision i veçantë që verifikon shqetësimin e palëve. Për mësuesit kodi përcakton masa në gjobë deri në largim në puna.Vejsiu thotë se para të gjithave ky kod rregullon marrëdhëniet mëses-drejtor, mësues- nxënës por edhe më gjerë se kaq. Kjo me qëllim respektin e rregullave të shkollës duke hequr mënjanë dhunën dhe fyerjet.