Koleksioni "100 vjet pavarësi"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2012, 08:40
Mblidhen në këtë jubile në Muzeun Kombëtar, të gjithë koleksionet e periudhave të ndryshme që lidhen me shtetin tonë, nën titullin "100 vjet pavarësi".Kjo iniciativë nëpërmjet stemave, flamujve, publicistikës, pullave dhe monedhave ndër vite, sjell pas kaq vitesh vlerat e kulturës së harruar të vendit.Në këtë ekspozitë të veçantë morën pjesë edhe dy të ftuar special kryetaria e kuvendit Jozefina Topalli dhe ministri i TKRS, Aldo Bumçi.Kjo trashëgimia, e mundësuar nga bukinistët dhe koleksionistët shqiparë, solli ndër mend ngjashmërinë që ka stema kombëtare me atë të 500 viteve përpara.Ministri Bumçi theksoi thelbin e kësaj ekspozite, flamurin, dhe bëri të njohur turin që do të bëjë ajo në Prishtinë, Prizren dhe më pas në Vlorë.