Gjykata e Tiranës, Viktor Gushi kërkon gjykim të shkurtuar
U kërkoj falje familjarëve të personave që unë kam vrarë. Kjo ka qënë fjalia që Viktor Gushi ka thenë para gjykatës, duke shfaqur pendesë për vrasjen e dy personave dhe plagsojen e 8 të tjerëve. Gusho me një kerkesë të lexuar nga avokatja e tij në gjykatë kërkoi gjykim të shkurtuar.Ndërsa avokatja e tij, Vjollca Pustina, u shpreh se gjykata duhet ta pranojë këtë kërkesë, pasi klienti i tij ka pranuar autorësinë e krimeve, por nga deklarata e tij ka ndihmuar edhe zbardhjen e disa krimeve të tjera.Ndërsa në letër vrasësi i së premtes u ka kërkuar falje publike familjarëve. Por kjo sipas tij ka qënë pasojë e një jetë të vështirë që ai ka kaluar.Në fund të letrës Gusho kërkon gjykim të shkurtuar dhe shpreson që trupi gjykues të jetë dakord. Kjo kërkesë e Gushit nuk është pritur mirë nga Prokuroria, e cila ka kërkuar refuzim të kerkesës së Gushos.“Kërkojmë nga gjykata që këtij personi ti bëhet një gjykim i zakonshëm në mënyrë që kjo gjykatë të krijojë bindjen për fajësinë e Viktor Gushit”- ka kërkuar Prokuroria.Ndërsa gjykata pritet të marrë vendim për kërkesën e Gushit në datën 26 nëntor. Viktor Gushi akuzohet për vrasjen e 2 personave, argjendarin Rrapo Sinanaj dhe arkëtaren e një banke Leonora Kaloçi, vjedhje me pasojë plagosjen 8 herë si dhe një sërë vjedhjesh të tjera të ndodhura në Tiranë.Ndërkohë në gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca e rradhes e ngjarjeve të 21 janarit. Në këtë seancë ishin thirrur për dëshmi 5 ekspertë, dy të mjeksisë ligjore, dy ekspertë balistik si dhe një ekspert kimik.Mbrojtja kishte përgatitur nga 3 pyetje për cdo ekspert, por ata kanë kërkuar kohë për tu përgjigjur dhe gjyqi u shty për në datën 21 tetor.