Instituti i Monumenteve të kulturës, kurs për restauratorë
Për herë të dytë Instituti i Monumenteve të Kulturës merr statusin nga UNESCO për të qenë lider në trajnimin 1 mujor intensiv të 6 profesionistëve nga Moldavia, Kroacia, Kosova, Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria për restaurimin dhe konservimin e veprave prej qelqi.Drejtori i këtij Instituti Apollon Baçe tha se kursi ka për qëllim të përgatisë specialist në ndërhyrjen dhe mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës dhe së shpejti kjo qendër do të jëtë shkolla e Europës Juglindore për përgatitjen e restauratorëve për të gjithë Ballkanin.Ndërsa specialistja italiane Silvia Veruçi shpjegoi metodat që përdoren për restaurimin e veprave kulturore.Ky projekt financohet nga UNESCO për të përgatitur profesionistët që do të ndërhyjnë në monumentet e kulturës. Të ndihmojnë në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e një sërë objektesh kulturore të rrisë kapacitetet në fushën e trashëgimisë për mbrojtjen e monumenteve arkitektonike dhe të veprave të artit.