Ambasadorët Sequi e Arvizu apel politikës: Miratoni ligjet

Një ditë nga shansi i fundit për të votuar në parlament 3 aktet e vëna kusht nga Komisioni Europian,  ndërkmbëtarët bëjnë përpjekjen e fundit për të bindur klasën politike shqiptare të arrijnë konsensus.Fillimisht ambasadori i BE-së Ettore Sequi e vetëm pak minuta më vonë edhe kryediplomati i SHBA-së Aleksandër Arvizu i kujtuan palëve se afati po skadon dhe është koha për dialog e marrëveshje, që do të thotë votim në seancën e së nesmërmes të ligjit për Gjykatën e Lartë, statusin e nënpunësit civil dhe reformën parlamentare.“Këshilli do të mblidhet në dhjetor, dhe nuk ka shumë kohë sigurisht. Integrimi është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe prioritet duhen zbatuar, ndaj duhen miratuar ligjet me 3/5. Çdo kush duhet të progresojë në këtë drejtim" tha Sequi.“SHBA-të besojnë se Shqipëria është vërteët në udhëkryq kritik. Sekretarja Klinton e ka bërë të qartë se zgjedhjet e 2013 do të jenë një test kritik për demokracinë, dhe ajo e të gjithë personat e qeverisë amerikane e nxisin Shqipërinë që të vazhdojë përpara me axhendën e reformave. Axhenda përfshin shumë elementë, por janë dy shumë të rëndësishëm, e para janë çështje të rëndësishme ligjore që dhe ju i përmendët, por elementi i dytë që është më i rëndësishëm është në fakt krijimi i një rekordi i luftës kundër korrupsionit dhe i nxitjes së një qeverisje më të mirë” tha ArvizuDuke mos pranuar të komentojë direkt ftesës së kreut të PS-së për një tryezë me partitë parlamentare për çështjen e Fierit, ambasadori Arvizu tha se një nga mangësitë e politikanëve shqiptarë është mungesa e komunikimit. Komunikimi tha ai do të rezultonte me përmbushjen e një prej sfidave të Shqipërisë, zgjedhjet demokratike.“Komunikimi duhet të përmirësohet. Çelësi për zgjedhje të mira do të ishte përmirësimi i dialogut mes të dyve. Jo nëpër medje, jo para grupeve parlamentare, por përmes diskutimeve të qeta  ku secili të shprehë pikëpamjen e tij. E enjtja është mundësia e fundit  për miratimin në Kuvend të 3 ligjeve pasi  data 20 nëntor është afati  që Brukseli i ka vendosur politikës shqiptare për miratimin e  akteve” tha Arvizu.