Shtyhet gjyqi ndaj Xhakes, mungoi avokati mbrojtës

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka shtyrë seancën gjyqësore për Ilir Xhakjan, të akuzuarin për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiri.Shkak për shtyrjen e seancë gjyqësore në ngarkim të tij është bërë mungesa e avokatit të tij.Xhakja akuzohet se ka ekzekutuar me 5 plumba kryekomisarin Tahiri, pas një konflikti gjate një operacioni për kontrollin e makinave te dyshimta ne fshatin Katund Sukth te Durrësit.Aktualisht ne kërkim është nipi i tij Ledio Krasnaj, i cili ka qene me Xhakjan gjate momentit te vrasjes.