Panairi i librit hap edicionin e 15-të
Në këtë 100-vjetor të pavarësisë dhe në startin e edicionit të 15 të panairit , librit shqip i vjen dhuratë : "Ndërtimi i një biblioteke të re në kryeqytet dhe eleminimi i çdo takse lokale për shitjen e librit".Premtimi vjen nga kryetari i bashkisë Lulzim Basha gjatë konferencës së hapjes së ngjarjes më të madhe të librit në Shqipëri ku janë ekspozuar mbi 60.000 tituj ekzemplarë, 1500 prej të cilëve janë tituj të rinj.Kryetari i shoqatës së botuesve Petrit Ymeri tha se libri shqiptar tashmë është i një cilësie europiane.I shtrirë në të treja katet e Pallatit të Kongreseve, me një pjesëmarrje më të madhe se asnjë vit tjetër në këtë panair janë pjesëmarrës me stendat e tyre Ambasada e SHBA-së , franceze, zvicerane, e Spanjës, Kuvendi i Shqipërisë, arkivi i shtetit etj.Gjithashtu për herë të parë në këtë panair janë pjesëmarrës Qëndra kombëtare e rehabilitimit të të verbërve duke u bërë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm të librit.