Refuzimi i tryezës, Rama: PD-ja s`ka vullnet për të zgjidhur ngërçin
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar pas refuzimit të ftesës për tryezë nga ana e kryeministrit Berisha.Në një konferencë për shtyp, kryesocialisti Rama se refuzimi i Partisë Demokratike për tu ulur në tryezë tregon se mazhoranca nuk ka vullnet për të zgjidhur ngërçin e krijuar'Unë bëra ftesë për tryezë në një përpjekje për të zgjidhur problemin e rëndë në qarkun e Fierit dhe kjo tregon gadishmërinë tonë për të shkuar përtej vijës ndarëse dhe për të gjetur mirëkuptim për të mirën e vendit. Reagimi i menjëhershëm i PD-së ishte brutal dhe qorrazi si zakonish dhe tregoi se ajo s`ka asnjë vullnet për të kapërcyer hendekun që kanë hapur në Fier. Refuzimi për tu ulur në tryezë në kundërvënie të hapur me vendimet e gjykatave është shprehje e faktit që kërkon në justikimin për veten dhe jo një zgjidhje për vendin” tha RamaRama ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në Fier. Sipas Ramës, mbledhja e parë e qarkut të Fierit që ka zgjedhur kryetar të PS është e vetmja e ligjshme dhe këshilltarët e konstituar në atë mbledhje janë të vetmit të ligjshëm.“PS kërkon respektimin dhe zbatimin pa asnje ekuivok te vendimeve te gjykatave, qofte te vendimit te formes se prere ne parim, qofte te atyre qe disponohen nga cdo keshilltar i larguar me dhune, pasi paraprakisht eshte zgjedhur keshilltar ne qark. PS kerkon lejimin e te gjithe ketyre keshilltareve qe te drejten e mohuar ne ate raprezalje dy mujore te organizuar nga pushteti ta ushtrojne duke ushtruar mandatin per te cilin jane zgjedhur”- tha Rama.Ai ka ripërsëritur sërish qëndrimin e PS-së për të mos miratuar të enjten tre ligjet e kërkuara nga Brukseli pa u zgjidhur më parë çështja e Fierit."Fieri është shembulli më flagrant i mosfunksionimit të demokracisë. Kjo është e vërteta dhe asgjë tjeter përvec të vërtetës. Nuk ka rëndësi për PS se kush do e drejtojë qarkun, por eshte ne pikëpyetje funksionimi i shtetit të së drejtës, respektimi i gjykatave dhe i vendimeve gjyqësore të formës së prerë në funksion të shprehjes së lirë të vullnetit të 300 mijë njerëzve të trupës zgjedhore. Ne nuk mund të ngrejë kartonin në parlament duke pranuar që legjislacioni të mbetet karton dhe integrimi të mbetet një fals të një çështje që dëmton përsëri palcën e shtetit të së drejtës që ngrihet mbi lirinë dhe të drejtat e zgjedhjeve” tha Rama.