Meta, Moro: Bashkëpunim me të gjithë aktorët për zhvillimin e vendit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta priti sot Ambasadoren e Francës në Shqipëri, Christine Moro.Ambasadorja Moro e përgëzoi z. Meta për rezultatin e arritur nga LSI në zgjedhjet e 23 qershorit, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejshme.Nga ana tjetër Meta u shpreh se pas mesazhit të qartë të qytetarëve shqiptarë për ndryshim, “është përgjegjësia jonë të tregojmë pjekuri politike dhe modesti duke punuar ngushtë me të gjithë aktorët, opozitën, shoqërinë civile dhe grupet e interesit, në funksion të politikave që sjellin investime e punësim, dhe që i shërbejnë axhendës evropiane të Shqipërisë”.Kreu i LSI theksoi më tej se forca politike që kryeson do vazhdojë të jetë faktor stabiliteti në politikën shqiptare dhe se integrimi evropian, veçanërisht marrja e statusit të vendit kandidat brenda këtij viti, do të jetë prioritet parësor.Ambasadorja Moro e garantoi z. Meta për mbështetjen e Francës në këtë proces dhe shprehu vullnetin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat prioritare kyçe.